Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja kërkon yllin e Realit, Vinicius

Vinicius Junior ende nuk e ka vazhduar kontratën me Real Madridin dhe skuadra franceze Paris Saint-Germain po përpiqet ta transferojë gjatë vitit të ardhshëm raporton “El Nacional të hënën.

Drejtuesit e skuadrës franceze tashmë kanë kontaktuar futbollistin brazilian. 21-vjeçari dëshiron qëndrimin në Madrid, por interesimi i PSG-së ka mahnitur menaxherin e tij.

Shpresat te francezët i kanë edhe te Neymari që presin ta bindë brazilianin të transferohet në Paris.

Sulmuesi i Brazilit me madrilenët ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Ai këtë edicion në 23 paraqitje ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar nëntë herë.