Kampioni i Ligue 1, Paris Saint-Germain ka shprehur interesim për mbrojtësin e djathtë të Barcelonës, Nelson Semedo shkruan të martën "L'Equipe".
Mësohet se PSG-ja është gati të paguajë 50 milionë euro dëmshpërblim për Semedon, që pritet të largohet nga "Camp Nou" gjatë kësaj vare, transmeton Koha Ditore.
Semedo te PSG-ja, shihet si zëvendësim për Dani Alvesin që tashmë ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e ekipit francez.
Semedo 25-vjeçar, ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2022 dhe edicionin e fundit ka rejgistruar 46 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar një gol dhe asistuar tri herë.
Ai te Barcelona është transferuar nga Benfica para dy vjetësh për 35.5 milionë euro dëmshpërblim. Semedo ka edhe nëntë ndeshje te luajtura me Përfaqësuesen e Portugalisë.