Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja kërkon 35 milionë euro për Parades

Manchester Unitedi ka shprehur interesim për mesfushorin e Paris Saint-Germainit, Leandro Parades.

“L’Equipe” ka bërë të ditur se drejtuesit e klubit anglez kanë kontaktuar krerët e klubit parisienë për të mësuar çmimin e mesfushorit.

PSG-ja ka kërkuar 35 milionë euro dëmshpërblim për ta liruar argjentinasin.

Parades pritet të largohet nga kampioni francez, pasi nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Christophe Galtier.

Për Parades në garë është edhe Juventusi.