Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Parisi interesohet për Fredin

Paris Saint-Germaini ka shprehur interesim për mesfushorin e Manchester Unitedit, brazilianin Fred, raporton të premten “The Sun”.

Bëhet e ditur se Parisi do të tentojë transferimin e Fredit në afatin kalimtar të janarit pas paraqitjeve të mira që i ka treguar këtë edicion.

Fred ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2024, ndërsa Parisi është i gatshëm të ofrojë mbi 30 milionë euro për kartonin e tij.

29-vjeçari këtë edicion ka një gol në 38 ndeshje për Unitedin, ndërsa ishte edhe pjesë e Brazilit në Kupën e Botës “Katari 2022”.

Ai iu bashkua Manchester Unitedit në vitin 2018 nga Shakhtar Donetsku.