Skuadra nga Ligue 1, PSG ka shprehur interesim për mesfushorin kolumbian James Rodriguez. Lajmi është bërë i ditur të premten nga “Marca”.
PSG-ja tashmë ka kontaktuar Real Madridin në lidhje me transferimin e Jamesit. 27-vjeçari në fund të këtij edicioni do të kthehet te Reali pas huazimit dyvjeçar te Bayern Muencheni.
Bavarezët nuk kanë shfrytëzuar opsionin e blerjes së kontratës së tij për 42 milionë euro, pasi nuk janë ndarë të kënaqur, transmeton “Koha Ditore”.
Te PSG-ja, James shihet si përforcim i duhur për mesfushën dhe njëherësh zëvendësim ideal për Adrien Rabiotin.
James ka kontratë me Realin deri në vitin 2021, kurse këtë edicion te Bayerni ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 28 paraqitje.