Paris Saint Germaini ka shprehur interesim për mesfushorin e Juventusit, brazilianin Arthur Melo ka shkruar të martën sajti italian “Calciomercato”. Arthur pritet të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere pasi nuk ka bindur me paraqitjet e tij në sezonin e parë te “Zonja e Vjetër”. Mesfushori 24-vjeçar ka pasur lëndime përgjatë sezonit 2020/21 dhe në total ka shënuar një gol në 32 ndeshje në të gjitha garat për Juventusin.
Arthur iu bashkua Juventusit verën e kaluar nga Barcelona në një marrëveshje shkëmbimi me Miralem Pjaniqin. Arthur ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2025 kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 50 milionë euro. Ai ka edhe 20 paraqitje me Brazilin.