Drejtuesit e Arsenalit janë në bisedime të avancuara me Juventusin për ta transferuar brazilianin Arthur Melo, shkruan “RMC Sport”.
Klubi nga Londra po dëshiron fillimisht huazimin e Arthurit deri në fund të sezonit me mundësi të blerjes.
Kontrata me Juventusin mesfushorit brazilian i skadon në vitin 2025.
Raportohet se 25-vjeçari është i hapur të largohet nga skuadra italiane, pasi ka pasur pak hapësirë këtë sezon. Është paraqitur në vetëm 11 ndeshje në të gjitha garat.
Juventusi e bleu Arthurin nga Barcelona për 76 milionë euro. Por, vlera e tij tani ka rënë në rreth 25 milionë.
Artikuj të ngjashëm