Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja fiton me rezultat të thellë ndaj Lorientit

Paris Saint-Germaini ka shënuar fitore të thellë në shtëpi të dielën ndaj Lorientit, me rezultatin 5:1.

Me këtë fitore parisienët kanë forcuar edhe më shumë pozitën e parë në renditje të Ligue 1.

Në pjesën e parë vendasit realizuan dy gola. Në minutën e 12-të Neymar kaloi në avantazh nikoqirët. Asistoi Kylian Mbappe.

Sulmuesi Mbappe dyfishoi epërsinë e vendasve në minutën e 28-të.

Terem Moffi ngushtoi rezultatin në 2:1 minutën e 56-të.

Mbappe në minutën e 67-të riktheu epërsinë prej dy golave të vendasve, duke shënuar për 3:1.

Edhe Neymari udhëheq Parisin drejt fitores së re Sport Neymari udhëheq Parisin drejt fitores së re

Ylli Lionel Messi në minutën e 73-të shënoi për 4:1, derisa Neymar vulosi fitoren në minutën e 90-të kur realizoi për 5:1.

Paris Saint-Germaini pas 30 ndeshjeve në elitën e futbollit francez është lider me 68 pikë.

Lorienti është në pozitën e 16-të me 28 pikë.