Paris Saint Germaini ka vazhduar me fitore në Ligue 1. Të dielën, Parisi fitoi 2:1 në udhëtim ndaj Lorientit.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 14-të të kampionatit francez. Neymari shënoi për 1:0 në minutën e nëntëo Rezultatin në 1:1 e barazoi Terem Moffi në minutën e 53-të.
Ndërsa golin e fitores për Parisin e shënoi Danilo Pereira në minutën e 81-të. Ai realizoi me asistim të Neymarit. Parisi ka 12 fitore e dy barazime dhe udhëheq në tabelë me 38 pikë. Lorienti është i katërti me 27 pikë.