Paris Saint-Germaini ka fituar me rezultat minimal 1:0 ndaj Brestit, në kuadër të xhiros së shtatë të Ligue 1.
Realizator i golit ishte Neymar (30’) pasi pranoi një asistim të bukur nga Leo Messi.
PSG-ja dominoi ndeshjen, por rrezikoi barazimin, kur Islam Slimani (71’) nuk ishte i saktë nga pika e bardhë.
Pas shtatë xhirove, PSG-ja ka 19 pikë në vendin e parë, ndërsa Bresti është i 17-ti me pesë pikë.
Artikuj të ngjashëm