Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja e synon edhe Ronaldon

Pas Lionel Messit, skuadra e Paris Saint-Germainit po synon edhe transferimin e një ylli tjetër. Cristiano Ronaldo është synimi i ardhshëm i ekipit parisien, i cili po ëndrrën që portugezin ta bëjë partner të sulmit me Messin.

Mirëpo, PSG-ja nuk do të tentoj transferimin e Ronaldos këtë verë, por pas përfundimit të sezonit 2021/22. Ronaldo po shihet si zëvendësim ideal për Kylian Mbappen, i cili sipas të gjitha gjasave do të largohet nga PSG-ja si lojtar i lirë pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës. Në anën tjetër, edhe Ronaldo do të jetë lojtar i lirë verën e ardhshme për shkak se i skadon kontrata me skuadrën e Juventusit.