PSG-ja duke e vendosur që mos ta lejojë largimin e Kylian Mbappes drejt Real Madridit.
“The Independent” shkruan se klubi francez do t’i ofrojë kontratë Mbappes në vlerë prej rreth 1 milion eurosh në javë.
Parisi nuk dëshiron që ta humb yllin e skuadrës me parametra zero dhe po tenton ta bindë që të vazhdojë qëndrimin në kryeqytetin e Francës.
PSG-ja është e gatshme që ta bëjë francezin futbollistin më të paguar në botë.
Nëse do ta pranonte ofertën e re, sulmuesi 23-vjeçar do të fitonte rreth 50 milionë në vit.
Që disa vjet, për Mbappen është i interesuar Real Madridi. Madje, është raportuar se ai do të kalojë te Reali në verë.
Edhe
Parisi i ofron Mbappes 100 mln në vit
Mbappes i skadon kontrata me Parisin në verë dhe nga 1 korriku është lojtar i lirë.
Disa herë ai ka refuzuar vazhdimin e kontratës me PSG-në.