PSG-ja ka mbetur e impresionuar me paraqitjet e Alessandro Florenzit dhe po planifikon që ta aktivizojë opsionin për ta blerë atë përfundimisht.
Ai iu bashkua francezëve për 1 milion euro në formë huazimi, ndërsa opsioni për ta blerë përfundimisht është edhe 9 milionë euro tjera, transmeton KOHA.
Parisienët do të kërkojnë zbritje në çmim për transferimin e Florenzit, kartoni i të cilit është në pronësi të Romës.
29-vjeçari ka pasur paraqitje tejet të mira te PSG-ja, dhe ka shënuar dy gola në tetë ndeshje garuese deri tani këtë sezon.
Florenzi u transferua si mbrojtës i krahut të djathtë, por mund të luajë edhe në pozita sulmuese të krahut të djathtë.
Artikuj të ngjashëm