Sport

Florenzi mbetet te PSG-ja

Foto: Reuters

Paris Saint-Germaini është zyrtarisht i gatshëm për ta shfrytëzuar të drejtën e blerjes së kartoni të Alessandro Florenzit nga Roma, kanë njoftuar të mërkurën mediumet franceze.

Florenzi 29-vjeçar është huazuar te PSG-ja para fillimit të këtij edicioni dhe ekipi francez pritet ti paguajë nëntë milionë euro për transferimin e tij të plotë nga skuadra e Romës. Te PSG-ja, janë të kënaqur me paraqitjet e Florenzit dhe për këtë arsye kanë vendosur që ta shfrytëzojnë të drejtën e blerjes së tij. Florenzi këtë edicion, ka 20 paraqitje dhe dy gola të shënuara me parisienët në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Romën deri në vitin 2023 kurse në pjesën e dytë të edicionit të shkuar ishte i huazuar te Valencia.