Paris Saint-Germaini raportohet se është shumë afër transferimit të dyshes së Monacos, Kylian Mbappe dhe Fabinho.
Dy lojtarët sezonin e kaluar luajtën rol të rëndësishëm në fitimin e ligës për Monacon. Sivjet, PSG-ja është duke ndërtuar një ekip për të fituar ligën dhe trofetë europian. Së fundmi kanë transferuar Neymarin nga Barcelona, por francezët nuk do të ndalen me kaq.
Sipas Daily Record, parisienët janë afër transferimit të Mbappes dhe Fabinhos me 18-vjeçarin që pritet të kushtojë 180 milionë euro.