Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG interesohet për sulmuesin e talentuar të Lillet

Parsi Saint-Germaini po synon të përforcohet me një sulmues. Drejtuesit e klubit francez janë duke e monitoruar situatën e sulmuesit të Lille, Jonathan David.

22-vjeçari ka shkëlqyer në sezonin e ri te kampioni francez. Kjo ka bërë që drejtuesit e klubit të PSG-së të shprehin interesim për të.

Drejtori sportiv Leonardo thuhet se është i gatshëm të dërgojë një ofertë mbi 30 milionë euro për David.

David këtë sezon në 21 ndeshje në Ligue 1 ka shënuar 12 gola.

Ai ka kontratë me Lille deri në vitin 2025.