Paris Saint-Germaini raportohet se është duke bërë gati një ofertë të majme për Kevin de Bruynen e Manchester Cityt, nëse ai vendos të largohet nga Anglia.
25-vjeçari ka shkëlqyer në edicionin e ri të Premier Ligës, ndërsa agjenti i tij ka thënë se do të nisë bisedimet për kontratë të re duke kërkuar katërfishimin e pagës aktuale.
PSG kishte tentuar ta transferonte belgun edhe më parë dhe, sipas Goal, klubi është i gatshëm t’i ofrojë pagën e kërkuar De Bruynes.