Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG: Do të luajmë ndeshjet e Championsit jashtë Francës

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al Khelaifi ka paralajmëruar se ky klub dëshiron të përmbyllë kampanjën në Ligën e Kampionëve edhe nëse kjo nënkupton se duhet të luajë jashtë vendit.

Kryeministri i Francës ka thënë të martën se garat sportive, duke përfshirë ato të futbollit, nuk do të zhvillohen deri në shtator. Kjo nënkupton se Ligue 1 nuk do të vazhdojë. Por skuadra e madhe franceze, PSG është në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në Francë, federata do të vendos për titull të kampionit, për rënie dhe promovim. Situata bëhet më e komplikuar pasi edhe Lyoni është ende në Ligën e Kampionëve. Duhet të luajë ndeshjen e dytë të një të tetës së finales ndaj Juventusit. Lyoni këtë ndeshje e luan në udhëtim.

“Ne respektojmë vendimin e qeverisë franceze. Në marrëveshje me UEFA-n ne synojmë të marrim pjesë në raundet finale të Ligës së Kampionëve, në vendet dhe terminët që do të caktohen”, ka thënë Al Khelaifi për RMC Sport.

“Nëse nuk është e mundur të luhet në Francë, ne do të luajmë ndeshjet tona jashtë vendit. Do të sigurojmë që lojtarët dhe stafi të kenë kushtet më të mira shëndetësore”.