Pronari i Interit, Steven Zhang, beson se skuadra e tij tregoi se mund të përballojë Manchester Cityn, por gjithashtu vlerësoi sulmuesin Romelu Lukaku.
Sulmuesi i fuqishëm belg nuk e kishte natën e tij mbrëmë. Pas hyrjes në lojë në vend të Edin Xhekos, Lukaku humbi disa raste të shkëlqyera, duke përfshirë atë 10 minuta para fundit kur goditi me kokë drejt portierit Ederson nga dy ose tre metra larg. Ai madje ndali topin e mbrojtësit Dimarco teksa po shkonte në rrjetë.
Pas ndeshjes shumë e sulmuan Lukakun në rrjetet sociale. Megjithatë, pronari i Interit, Steven Zhang doli në mbrojtje të tij dhe ka thënë se Lukaku është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai njoftoi negociatat me Chelsean për blerjen e tij.
“Lukaku ka treguar një lidhje të madhe me Interin, është e pabesueshme. Ai ka një kontratë me Chelsean dhe ne duhet të flasim me ta së shpejti për të parë se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Zhang.
Biznesmeni kinez është krenar për paraqitjen e futbollistëve të tij në ndeshjen e luajtur mbrëmë. Ai ka thënë se ekipi i ka bazat për sukses në të ardhmen.
“Të gjithë menduan se në finale nuk do të kishte konkurrencë fare. Ne treguam pse jemi në finale dhe nuk jemi inferiorë ndaj askujt, këtë e panë të gjithë. Të gjithë dhanë 100 për qind dhe jemi krenarë që arritëm në finale ku ne luajtëm kundër më të mirëve. Vërtet jemi krenarë, por finalja duhet të ketë gjithmonë fitues dhe humbës. Jemi të sigurt në themelet që kemi hedhur”, shtoi kinezi.
Edhe
Chelsea i gatshëm ta shesë Lukakun
Zhang e uroi Cityn për titullin e merituar të kampionit të Evropës dhe ka thënë se është skuadra më e fortë në botë.
Lukaku u huazua tek Interi nga Chelsea këtë sezon.