Bashkëpronari i Manchester Unitedit, Avram Glazer, ka treguar planet e “Djajve të Kuq” për afatin kalimtar të verës. Ai ka bërë të ditur se do të mbështesin trajnerin Erik ten Hag në afatin kalimtar për të përforcuar ekipin.
Javët e fundit të edicionit janë shoqëruar me protesta ndaj familjes Glazers. Tifozët e klubit anglez janë të pakënaqur me pronarët e klubit.
“Unë nuk mendoj se tani është koha për të folur për këtë. Është një sezon zhgënjyes. Është një sezon zhgënjyes për të gjithë dhe ne do të punojmë shumë për ta bërë sezonin e ardhshëm më të mirë. Ne gjithmonë kemi shpenzuar paratë e nevojshme për të blerë lojtarë të rinj dhe një gjë të tillë do të vazhdojmë ta bëjmë”, deklaroi Glazer.
Artikuj të ngjashëm
-
Tifozët e Unitedit u bëjnë thirrje pronarëve të ardhshëm ta mbështesin Ten Hagun
-
Manchester United mund të bëhet me pronar të ri
-
Ten Hag: Tifozët po vazhdojnë të na përkrahin
-
Ten Hagu ka mbështetjen e plotë të drejtuesve të Unitedit
-
“A mendoni se kjo ishte ndeshja juaj e fundit?”, përgjigjet Ten Hag