Pronarët e bareve në Madrid frikësohen se finalja e Ligës së Kampionëve, që luhet të shtunën ndërmjet Liverpoolit dhe Tottenhamit do të jetë magnet për huliganët, ndërsa po përgatiten për një fluks të rreth 70 mijë tifozëve anglezë.
Punëtorët në bare në kryeqendrën e Spanjës thonë se u frikësohen trazirave dhe janë duke u përgatitur për të mbyllur dyert para finales që do të mbahet në stadiumin "Wanda Metropolitano" të Atletico Madridit, shkruan sot Koha Ditore.
Ky vendim vjen pasi që qyteti përgatitet për ardhjen e dhjetëra e mijëra tifozëve të të dyja skuadrave të Premier Leagues, përfshirë afro 20 mijë që po llogaritet se do të vijnë pa bileta.
Në ballinën e edicionit të së hënës të gazetës "Marca", thjesht shkruan: "Frikë".
Raportohet për shqetësimet e pronarëve të bareve dhe të punëtorëve në rrethinën e dy zonave të caktuara për tifozët - Plaza de Colon për tifozët e Tottenhamit dhe Felipe II për ata të Liverpoolit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)