Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Projekti i Katarit për Botërorin 2022 po sjell fryte

Ai mund të mos jetë me ta, por nëse skuadra e Katarit bën paraqitje të denjë në Botërorin 2022 të cilin e organizon, atëherë Katari duhet ta falënderojë shumë Felix Sanchezin.

Spanjolli ka transformuar fatin e futbollit të vendit të pasur me naftë. Ai mori drejtimin e përfaqësueses në korrik të vitit 2017, duke u bërë seleksionuesi i 11-të brenda një dekade.

Pasi përfundoi pa pikë dhe në vend të 13-të nga 16 përfaqësuese në Kupën e Azisë të vitit 2015, nuk ishte pritur shumë nga Katari në Kupën e Azisë këtë vit të mbajtur në Emiratet e Bashkuara Arabe. Veçanërisht pasi Katari është në pozitën e 93-të në renditje të FIFA-s.

Mirëpo, Sanchez kishte pritje dhe skuadra e tij i plotësoi ato, duke arritur te titulli i parë i Azisë. Fitoi të shtatë ndeshjet në Kupën e Azisë, katër prej tyre ndaj ish-kampionëve të Azisë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)