Starti sensacional i Erling Haalandit vetëm ka mbuluar pak të çarat te Borussia Dortmundi. Haaland 19-vjeçar shënoi tre gola për vetëm 23 minuta në debutimin e tij.
Ai realizoi shtatë gola në tri ndeshjet e para. Por sulmuesi norvegjez shtatlartë nuk arriti të shënonte për herë të parë të shtunën, ndërsa Dortmundoi pësoi humbje 4:3, duke marrë një goditje në gjasat për titull të Bundesligës, shkruan sot Koha Ditore.
Nuk ishte gabimi i Haalandit, problemet e skuadrës janë në anën tjetër të fushës. Dortmundi ishte duke kryesuar 3:2 në ndeshjen në udhëtim ndaj Bayer Leverkusenit, por pranoi dy gola për 81 sekonda, vetëm pak ditë pasi u eliminua nga Kupa e Gjermanisë pas humbjes 3:2 në udhëtim ndaj Werder Bremebnit.
“Kur pranon aq shumë gola dhe e vendos veten në një situatë aq të çmendur, atëherë nuk mund t’i fitosh ndeshjet”, ka thënë drejtori i Dortmundit, Sebastian Kehl.
“Goli i tretë ishte i merituar, ne e patëm lojën nën kontroll, por më pas ishim tepër pasiv. Ne duhet të vazhdojmë të sulmojmë dhe të mbrohemi së bashku. Nuk është problem vetëm i mbrojtësve. E gjitha ka të bëjë me punën kur nuk e kemi topin”. Puna e Dortmundit me top është e mirë. Skuadra ka shënuar 19 gola në katër ndeshjet në Bundesligë që pas pauzës së pushimit dimëror.
Edhe
Haaland, makineri e golave
Së bashku me Haalandin, skuadra ka një përbërje impresive në sulm me Marco Reusin, Julian Brandtin, Jadon Sanchon, Thorgan Hazardin dhe talentin Giovanni Reyna. Fituesi i Kupës së Botës, Mario Goetze, ka mbetur kryesisht zëvendësues i papërdorur.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)