Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Haalandi ia siguron një tjetër fitore skuadrës së Dortmundit

Borussia Dortmundi ka fituar kundër Hoffenheimit në fazën finale të duelit.

Të premten në mbrëmje, Dortmundi triumfoi në “Signal Iduna Park” me rezultatin 3:2, në kuadër të xhiros së tretë të futbollit gjerman.

Erling Haaland dhe dy të rinjtë, Giovanni Reyna e Jude Bellingham, i shënuan golat e fitores së dytë të sezonit, derisa për Hoffenheimin ishte disfata e parë.

Reyna pasi bashkëveproi me Bellinghamin në minutën e 49-t, shënoi për 1:0. Gio Reyna njëherësh u bë futbollisti më i ri që arrin shifrën e 50 paraqitjeve në Bundesligë me 18 vjet, nëntë muaj e 15 ditë.

Shifrat i barazoi austriaku Christoph Baumgartner në minutën e 61-t.

Tetë minuta më vonë, Bellingham vetë e ktheu avantazhin e skuadrës pas golit të realizuar.

Edhe Fitorja e dytë për Dortmundin Futboll Fitorja e dytë për Dortmundin

Në minutën e 90-t, për Hoffenheimin shifrat i barazoi Munas Dabbur dhe u duk se ndeshja do të mbyllej baras.

Por, në aksionin vijues, norvegjezi Haaland u gjend më së miri në zonë dhe ia siguroi pikët e plota skuadrës së tij. Haalandi u bë golashënuesi më i ri që shënon 43 gola në Bundesligë në vetëm 46 ndeshje.