Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi, lider i ri i Bundesligës

Fisnik Asllani ka luajtur nga minuta e 65-të për Hoffenheimin, që të shtunën pësoi disfatë nga skuadra e Dortmundit, në formë të shkëlqyer.

Dortmundi të shtunën si mysafir shënoi fitore me rezultatin 1:0, me një gol të minutës së 43-të.

Julian Brandt i asistuar nga kapiteni Marco Reus, vulosi çështjen e fituesit në pjesën e parë.

Për “verdhezinjtë” e Dortmundit ishte fitorja e nëntë rresht, në të gjitha garat, dhe e shtata në Bundesligën gjermane.

Dortmundi tani është lider i ri i Bundesligës gjermane me 46 pikë, tri më shumë se Bayerni e Union Berlini, që kanë nga një ndeshje më pak të luajtur.

Hoffenheimi që pësoi disfatën e gjashtë rresht në të gjitha garat, mbetet me 19 pikë pas 22 ndeshjeve, dhe zë pozitën e 16-të në tabelë.

Artikuj të ngjashëm