Erling Haaland ka pasur probleme të shumta me lëndime, por paraqitjet në fushë gjithmonë kanë qenë mbresëlënëse për sulmuesin shtatlartë.
Haaland realizoi dy gola kundër Armenisë, në fitoren 9:0 të Norvegjisë të martën mbrëma. Ai e hapi serinë e golave në minutën e 24-t dhe më pas realizoi në minutën e 46-të.
Sulmuesi norvegjez pritet të largohet nga Dortmundi këtë verë, ndërsa në kërkim të tij janë ekipe të mëdha evropiane, përfshirë edhe Barcelonën e Real Madridin, shkruan “football-espana”.
21-vjeçari ka realizuar 13 gola në 16 paraqitje për Norvegjinë, dhe 80 gola të realizuar i ka në 82 ndeshje për “verdhezinjtë” e Dortmundit.
Norway beat Armenia 9-0 last night and, unsurprisingly, Barcelona and Real Madrid target Erling Haaland scored a first-half brace. Some boy. pic.twitter.com/DE7ZZziWrZ
— Football España (@footballespana_) March 30, 2022