Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Probleme në tribuna, ndërpritet ndeshja Vitesse – Sparta

Toni Domgjoni luajti një pjesë për skuadrën e Vitesses në duelin kundër Sparta Rotterdamit.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 25-të të elitës së futbollit holandez, por nuk e gjeti fundin.

Sparta ishte afër të fitonte ndeshjen 1:0 në udhëtim te Vitesse, derisa u shfaqën disa probleme në shkallët e stadiumit, dhe ndeshja u mbyll në minutën e 92-të.

Vitesse kishte dy fitore të njëpasnjëshme para këtij dueli.

Sparta kaloi në avantazh që prej minutës së pestë nëpërmjet Adrian Dalmaut.

Domgjoni në pjesën e parë pati mundësi shënimi, por nuk ia arriti një gjëje të tillë.

Edhe Ndërpritet ndeshja në Suedi, tifozi tenton ta godasë kundërshtarin Futboll Ndërpritet ndeshja në Suedi, tifozi tenton ta godasë kundërshtarin

Sipas mediumeve holandeze, portieri i vizitorëve, Maduka Okoye, u përlesh me një tifoz kundërshtar, dhe më pas nisën edhe hedhjet e gjësendeve nga shkallët e stadiumit.