Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pro Sport: Pa kosovarët, Rapidi do të luftonte për mbijetesë

Gazeta rumune “Pro Sport”, të hënën ka analizuar të gjitha ndeshjet në të cilat futbollistët kosovarë, Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi dhe Florent Hasani kanë dhënë kontribut të drejtpërdrejtë me golat apo asistimet në rezultatet e Rapid Bukureshtit.

Rapidi fitoi 55 pikë në edicionin e rregullt. Siç shkruan “Pro Sport”, me golat dhe asistimet e Rrahmanit, Krasniqit dhe Hasanit, Rapid Bukresithi ka fituar 21 pikë.

“Pa kontributin e tyre direkt, Rapidi do të kishte vetëm 34 pikë në fund të edicionit të rregullt. Sot do të ishte në vendin e 11-të në renditje. Interesant është edhe fakti se kontributi i kosovarëve u shfaq në 11 ndeshjet e Rapidit. Me ta në formë, Rapidi fitoi nëntë ndeshje dhe një herë barazoi. Pësoi vetëm një humbje me Rrahmanin, Krasniqin dhe Hasanin”, shkruan sajti rumun, që ka paraqitur edhe ndeshjet ku tre lojtarët dhanë kontributin e tyre. Rapidi fitoi thellë 4:0 derbin ndaj Steaua Bukureshtit në fundjavë. Rrahmani shënoi dy gola dhe pati një asistim, ndërsa Krasniqi shënoi një gol dhe kontribuoi me një asistim. Rrahmani për 1280 minuta ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar tre herë. Ermal Krasniqi ka shënuar katër gola dhe tri asistime në 583 minuta, kurse në 360 minuta, Hasani ka kontribuar me dy asistime.

Artikuj të ngjashëm