Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtinës i takon Kupa me pak shikues e me pak vlerë

Prishtina ka fituar Kupën e Kosovës në futboll për edicionin 2017/18 duke mposhtur të dielën në finale Vëllaznimin e Gjakovës. Ndeshja finale nuk ishte e zakonshme.

Pos që stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë ishte thuajse i zbrazët, finalja u luajt nga dy skuadra që ishin dëshpëruar në javët e fundit. Ndeshja u vendos përmes penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi me shifrat 1:1, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në dy vazhdimet nga 15 minuta nuk pati gola të tjerë dhe kështu fituesi i Kupës u vendos me gjuajte nga pika e bardhë. Të gjithë lojtarët e Prishtinës realizuan, ndërsa te Vëllaznimi lojtari me përvojë Yll Myrta qëlloi shtyllën.

Për Vëllaznimin ishte ndeshja e tretë brenda tetë ditëve dhe dëshpërimi i tretë për tifozët gjakovarë. Në fakt, në stadium prezent ishin dy grupe tifozësh të Vëllaznimit, kurse munguan tifozët e Prishtinës. Gjithsej ishin rreth 800 shikues për një pamje jo të mirë të stadiumit në ndeshjen që do të duhej të ishte një festë e madhe në fund të edicionit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)