Prishtina ka arritur të fitojë kupën e Kosovës për herën e gjashtë, duke mposhtur kësaj radhe Vëllaznimin pas ekzekutimit të penalltive me rezultat final 5:4, derisa ndeshja në kohë të rregullt dhe pas vazhdimit përfundoi pa fitues 1:1.
Kapiteni i Vëllaznimit, Alban Dragusha, tha pas takimit se ishin shumë afër qëllimit të fitonin trofeun, por penalltitë janë fat.
“Me thënë të drejtën për sot nuk ndjejmë shumë keqardhje, në të vërtetë mënyra qysh shkoi loja besoj që merituam më shumë se Prishtina. Kemi krijuar aq raste sa qe besoj pesë ndeshjet e fundit në kampionat nuk kemi krijuar sa sot. Por futbolli kështu e ka dikush duhet të gëzohet, dikush mërzitet, s’kemi ç’të bëjmë. Penalltitë besoj se janë fat. Ne ndjejmë keqardhje më shumë për atë ndeshjen e barazhit që Vëllaznimi ra në Ligën e Parë, por besoj dhe gjithë opinioni e kanë thënë se është e varfër Superliga pa Vëllaznimin dhe ashtu është”, deklaroi ai.