Njëri prej lojtarëve më në formë në futbollin kosovar, mbrojtësi Bujar Pllana, është lënduar të enjten në ndeshjen e Ballkanit me Prishtinën.
Pllana ka shfaqur formë të lartë te Prishtina, ndërsa është shquar edhe me gola të shënuar.
Ai ka lënduar krahun, ndërsa nuk është saktësuar se sa do të mungojë.
Prishtina ka njoftuar se edhe sulmuesi Kreshnik Uka është i lënduar. Ai ka lënduar ligamentet dhe nuk do të mund të luaj më këtë edicion.
Prishtina është e përkushtuar të kualifikohet në Evropë.
Artikuj të ngjashëm