Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pllana largohet nga Prishtina

Mbrojtësi Bujar Pllana nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Prishtinës për edicionin e ri. 21-vjeçari, të hënën, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur largimin e tij nga klubi kryeqytetas. Ai ka falënderuar të gjithë te Prishtina për përkrahjen, ndërsa klubit i ka dëshiruar suksese në të ardhmen.

Pllana ishte pjesë e Prishtinës prej janarit të vitit të shkuar kur iu bashkua nga Feronikeli dhe edicionin e fundit, ishte ndër lojtarët më të dalluar në klub dhe ndër më të vlerësuarit në kampionat.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai me Prishtinën e fitoi Kupën e Kosovës, ndërsa në 28 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, kontribuoi me 4 gola e 1 asistim.