Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pllana e fiton të drejtën të luajë për Shqipërinë

BUJAR PLLANA

Mbrojtësi Bujar Pllana pritet të jetë pjesë e Shqipërisë në të ardhmen.

Në faqen zyrtare të FIFA-s tashmë është zyrtarizuar ndryshimi i federatës për Pllanën. Ai nga Federata e Futbollit të Kosovës ka kaluar, përkatësisht është bërë, anëtar i Federatës Shqiptare të Futbollit. Rrjedhimisht nuk ka pengesë që tash e tutje të luajë për Shqipërinë.

Pllana është nga Mitrovica dhe ka nisur karrierën te klubi Australia. Luajti më pas te  Trepça ’89 dhe për Feronikelin e Prishtinën, ndërsa në vitin 2023 iu bashkua Slaven Belupos në Kroaci. Prej vitit 2024 është te Lechia Gdansk në Poloni.

24-vjeçari është paraqitur për Kosovën U19 dhe U21.

Pikërisht me Poloninë Shqipëria luan në gjysmëfinale të plejofit për kualifikim në Botëror.

Ndeshja është më 26 mars në Varshavë.

Artikuj të ngjashëm