Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Goditje për Kosovën, lëndohet mbrojtësi Beka

Mbrojtësi Ismajl Beka ka pësuar lëndim që vlerësohet se mund të jetë serioz. Beka u lëndua të dielën në ndeshjen mes Luzernit dhe Laussane Sport.

Reprezentuesit të Kosovës iu dha ndihmë për disa minuta në fushë përpara se të largohej me barelë.

Ka dyshime për lëndim të rëndë në gjurin e majtë.

Luzerni nuk ka njoftuar ende për seriozitetin e lëndimit të shtatlartit.

Artikuj të ngjashëm