Prishtina ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Armend Dallku. Lajmi është njoftuar në faqen zyrtare të klubit, ku është thënë se është shkëputur kontrata me marrëveshje reciproke.
Largimi i Dallkut ishte paralajmëruar më herët, ku është thënë se trajnerit i ishte kërkuar sjellja e titullit, një kusht që Dallku nuk e pranoi.
“Prishtina ka ndërprerë bashkëpunimin me Dallkun. Klubi i dëshiron sukses në vazhdim të karrierës. Prishtina ka shkëputur bashkëpunimin me marrëveshje reciproke me kryetrajnerin Armend Dallku. Dallku, si trajner i Prishtinës, skuadrën e ka udhëhequr në 35 ndeshje zyrtare (72% të suksesit, 23 fitore, 7 barazime dhe 5 humbje me goldallim 73:25) dhe është trajneri më i ri i klubit me trofeun e fituar të Kupës së Kosovës. Ish-kapiteni i skuadrës ka regjistruar si futbollistë i Prishtinës 151 ndeshje zyrtare. Dallku do të mbetët ndër trajnerët më me autoritet i skuadrës. FC Prishtina i uron sukses në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.