Klubi i futbollit, Prishtina, ka njoftuar se s’ka arritur të licencohet për gara evropiane për edicionin 2021/2022, ndërsa ka hedhur akuza në drejtim të Federatës së Futbollit të Kosovës për mospranim të shtyrjes së afatit për licencim.
Në njoftimin e ish-kampionit thuhet se disa ish-futbollistë kishin kërkuar nëpërmjet FFK-së që të kryhen obligimet financiare që klubi kishte ndaj tyre.
“FC Prishtina ka kërkuar nga FFK që të shtyhet afati për licencim në mënyrë që të plotësohen kërkesat ndaj futbollistëve, mirëpo FFK nuk ka pranuar dhe në këtë mënyrë, klubi nuk ka arritur që të licencohet për garat evropiane ani pse në këtë edicion nuk kemi arritur që për herë të parë të sigurojmë ‘biletë’ për Evropë”, thuhet në njoftim të Prishtinës.
Në sezonin që po përfundon Prishtina ka 45 pikë dhe po lufton për t’i ikur barazhit.