Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina si mysafire në “Fadil Vokrri” në finalen e Kupës së Kosovës

Prishtina do të jetë në rolin e mysafires në finalen e Kupës së Kosovës në futboll që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të martën është hedhur shorti për finalen e Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Gjilanit.

Ndeshja do të luhet më 5 qershor.

Ndërkohë janë caktuar edhe çmimet për biletat. Një biletë në pjesën perëndimore kushton 10 euro, në lindje 5 euro, në veri e jug nga 3 euro.

“Në ndeshjen që do të zhvillohet më 5 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 18:00, FC Prishtina do të jetë skuadër mysafire. FC Prishtina në këtë ndeshje do të luajë me fanella të bardha, kurse SC Gjilani me të kuqe. Gjithashtu është vendosur edhe se ku do të vendosen tifozët e të dy skuadrave. ‘Plisat’ e Prishtinës do të vendosen në pjesën jugore të stadiumit teksa “Skifterat” e SC Gjilanit në veri. Për tifozët e organizuar nga të dyja klubet, FFK ka vendosur që t’i ndajë nga 200 bileta falas. Janë caktuar gjithashtu edhe çmimet e biletave. Biletat në pjesën perëndimore kushtojnë 10 euro, 5 euro në lindje dhe 3 euro në veri dhe jug”, thuhet në njoftimin e FC Prishtinës.