Kampionia e Kosovës në futboll, Prishtina, ka nënshkruar me futbollistin kroat, Josip Tomasheviq. Prishtina të martën mbrëma ka njoftuar për angazhimin e Tomasheviqit, që vjen nga Cibalia.
Prishtina ka angazhuar edhe Gentrit Begollin.
Gjatë afatit të janarit Prishtina është përforcuar edhe me Bujar Pllanën, Agim Zekën, Drilon Cenajn, Sadam Sylleyn dhe Adonis Aliun.
Tomasheviq 28-vjeçar ka luajtur për skuadra si Osijek, Novigrad, Cigalia, Rudar Velenje e Istra. Luan në qendër të mbrojtjes.