Aleksandar Ristevski është prezantuar të hënën te skuadra e Prishtinës.
Futbollisti 29-vjeçar i Maqedonisë së Veriut luan në pozitën e qendërmbrojtësit, ndërsa së fundi ishte pjesë e Rabotniçit. Ai ka premtuar maksimumin. “Kur mora thirrjen nga Prishtina nuk hezitova për ta pranuar, sepse e dija peshën e klubit.
Prishtina është një nga klubet më të mëdha në Kosovë, një klub me traditë dhe që me jep mua motiv shtesë. Mund të premtoj se do ta jap maksimumin nga vetja për këtë fanellë dhe për t’i arritur amviciet dhe synimet e klubit, për t’u kualifikuar në garat evropiane dhe titullin e kampionit”, ka thënë Ristevski, që ka pasur një periudhë të shkurtër edhe në Shqipëri.
Luajti gjashtë muaj për Vllazninë së Shkodrës. Karrierë ka bërë edhe te Metalurg Skopje, FK Skopje, Carev Dvor, Pobeda Prilep, Pelister Bitola, Renova dhe te Struga para se të transferohet te Rabotniçki. Ristevski është përforcimi i tetë dhe i fundit për këtë afat kalimtar, njofton klubi.
Më parë me Prishtinën janë bashkuar edhe Bujar Pllana, Agim Zeka, Sadam Sulley, Adonis Aliu, Drilon Cenaj, Gentrit Begolli dhe Josip Tomasheviq.