Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina liron katër futbollistë

Sulmuesi Sadam Sulley, mbrojtësit Josip Tomasheviq dhe Aleksandar Ristevski, dhe sulmuesi Agim Zeka nuk do të jenë më pjesë e skuadrës së Prishtinës.

Lajmi është bërë i ditur të mërkurën gjatë ditës në faqen zyrtare të klubit kryeqytetas.

25-vjeçari Sulley iu bashkua Prishtinës në janar të këtij viti nga sllovakët e Senicas, ndërsa luajti në 16-të ndeshje në të gjitha garat dhe realizoi shtatë gola.

Tomasheviq iu bashkua “bardhekaltërve” në muajin shkurt nga Cibalia e Kroacisë në Ligën e Dytë. 28-vjeçari luajti në 12-të ndeshje.

Ristevski erdhi te Prishtina në shkurt të këtij viti, mirëpo nuk arriti që t'i tregojë vlerat e tij më të mira.

Zeka erdhi te Prishtina në janar të këtij viti ndërkohë që me Prishtinën është paraqitur në 13 ndeshje në të gjitha garat me ç'rast e ka shënuar edhe një gol.