Klubi i Prishtinës ka konfirmuar se ka ndërprerë kontratën me mbrojtësin Abdul Bashiru, derisa i ka uruar suksese Donat Hasanajt në aventurën te Drita pas skadimit të kontratës me bardhekaltrit.
“Me iniciativë të klubit, me marrëveshje, është ndërprerë kontrata me mbrojtësin e majtë, ganezin, Abdul Bashiru. 27 vjeçari me Prishtinën ka regjistruar 71 ndeshje dhe 1 asistim”, thuhet në postimin e Prishtinës, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDerisa Donat Hasanj, në muajin shtator i mbush 20 vjeç, fëmijë i Shkollës së futbollit FC Prishtina, me ekipin e parë ka regjistruar 6 paraqitje dhe 1 asistim.
“Mesfushori prishtinas i cili ka luajtur edhe si mbrojtës i djathtë, pas skadimit të kontratës ka vazhduar me Dritën nga Gjilani. FC Prishtina i uron sukses Donatit në vazhdim të karrierës”, thuhet në postim.