Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Donat Hasanaj prezantohet te Drita

Mbrojtësi i Kombëtares U21 të Kosovës, Donat Hasanaj, të martën është prezantuar si përforcimi më i ri i Dritës së Gjilanit.

Futbollisti Hasanaj, pos pozitës si mbrojtës, mund të luajë edhe si mesfushor, transmeton KTV.

Hasanaj më herët ka bërë karrierë edhe te skuadra e Prishtinës dhe për një vit si lojtar i huazuar te KEK-u i Obiliqit.

Ish-kampionia e Kosovës është duke bërë ndryshime të mëdha në skuadër për edicionin e ri, duke transferuar shumë futbollistë.

Artikuj të ngjashëm