Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hasanaj largohet nga Drita

Skuadra e Dritës ka njoftuar për largimin e parë për këtë vit.

Donat Hasanaj, është liruar nga skuadra, bën të ditur faqja zyrtare e klubit gjilanas, me kërkesë të lojtarit.

“Klubi jonë FC DRITA dhe lojtari Donat Hasanaj kanë ndërpre bashkëpunimin. Ishte kërkesa e lojtarit që të jetë i lirë për tu larguar për një sfidë të re, kjo për shkak të hapësirës jo të mjaftueshme që Donati kishte tek ne.

Klubi jonë e falemderon Donatin për kontributine e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, shkruhet në njoftim zyrtar të Dritës në llogarinë e tyre në Facebook.

Hasanaj, ishte transferuar te Drita gjatë verës 2019, nga radhët e FC Prishtinës.

Kujtojmë, Drita deri më tani është përforcuar me dyshen e njohur, Astrit Fazliu e Kastriot Rexha.