Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita shkëput kontratën me Hazirajn

Rilind Haziraj më nuk do të jetë pjesë e klubit të futbollit Drita. Skuadra nga Gjilani ka njoftuar të hënën se ka shkëputur kontratën me marrëveshje me sulmuesin.

“Klubi jonë e falënderon Rilindin për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, shkruan në njoftimin e klubit gjilanas.

24-vjeçari shënoi dy gola dhe asistoi një herë në gjashtë ndeshje në të gjitha garat. Ai iu bashkua Dritës në korrik nga Fushë Kosova.