Klubi i futbollit Prishtina, pas transferimit të mesfushorit nga Mali i Zi, Drashko Bozhoviq, synon edhe trajnerin nga ky vend. Mediat malaziase të enjten kanë raportuar se Prishtina po kërkon trajnerin, Miodrag Vukotiq, shkruan sot Koha Ditore.
"Nënkampionia e Kosovës, Prishtina ka marrë një mesfushor qendror nga Mali i Zi, kurse tash shënjestër e ka trajnerin Miodrag Vukotiq", shkruan sajti "cdm.me".
Në klubin bardhekaltër nuk e kanë pohuar e as mohuar lajmin e dhënë nga mediumi malazez.
"Jam në pushime, në deti. Nuk di asgjë", ka thënë për gazetën të enjten kryetari i klubit Prishtina, Remzi Ejupi.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Prishtina arrin marrëveshje me trajnerin boshnjak
-
Vukiçeviqi i prekur nga joprofesionalizmi i mediave serbe
-
Bozhoviq kërkon trofe në Kosovë pas sukseseve në Mal të Zi
-
Trajneri dhe futbollistët e Prishtinës kërkojnë titullin pas katër vjetësh
-
Pas “fshesës”, Prishtina merr një malazias, një ganez dhe yllin e kampionatit shqiptar