Prishtina ka gjetur shumë shpejt zëvendësuesin e Zekirija Ramadanit. Bardhekaltërit kanë arritur marrëveshje me trajnerin boshnjak Abdulah Ibrakoviq.
Burimet e KOHËS kanë konfirmuar se Ibrakoviq është pajtuar me kushtet dhe sot ka nënshkruar kontratën me klubin kryeqytetas.
Ibrakoviq ka një CV të pasur si trajner. Së fundmi ka punuar në Austri te skuadra Kapfenberg.
Në karrierën e tij ka drejtuar skuadra si Radniçki Lukavac, Sloboda Tuzla Bratstvo Graçanica, TOSHK Teshanj, Velez Mostar, Çelik Zenica, Hetten.
Abdulah Ibrakoviq gjithashtu në vitet 2008–2011 ka qenë ndihmës të Përfaqësuesja U-21 e Bosnje Hercegovinës.
Ai e ka ushtuar edhe detyrën e drejtorit sportiv te skuadra nga kryeqyteti boshnjake, Sarajevo në vitet 2013-2015.
Edhe
Prishtina ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Ibrakoviq
Prishtina pas javës së 13 ndodhet në pozitën e gjashtë me 17 pikë të grumbulluara, shtatë më pak se lideri Ballkani.
Prishtina është kampione në fuqi e Superligës.