Pas Malit të Zi, Izraelit e Sllovenisë, Drashko Bozhoviq këtë edicion ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në futbollin e Kosovës.
Mesfushori 29-vjeçar, i është bashkuar Prishtinës para fillimit të edicionit, saktësisht pas eliminimit të kësaj skuadre në raundin e parë të Ligës së Evropës nga Norrkopingu, shkruan sot Koha Ditore.
Bozhoviq ka karrierë të pasur dhe trofe të shumtë, pasi në të shkuarën ka djersitur fanellat e ekipeve si Buduçnost, Mogren, Hapoel Be'er Sheva, Mladost, Domzhale, Lovçen, Sutjeska e Rudar.
Për më shumë se një dekadë ka luajtur në futbollin e Malit të Zi, ku në dy edicionet e fundit është shpallur futbollisti i dytë më i mirë në ligë dhe tri herë në katër edicionet e fundit e ka gjetur veten në ekipin më të mirë të vitit...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Prishtina përforcohet me malazezin Drashko Bozhoviç
-
Futbollisti me prejardhje shqiptare i Malit të Zi sjell në Kosovë përvojën e fituar në shumë vende
-
Tmushiq i bashkohet Podgoricës
-
FFK-ja po i përgatit letrat për lojtarin që Kosovën nuk e ka opsion të vetëm
-
Mullaomeroviq i gatshëm të bëjë një hap tutje me Prishtinën