Pas katër vjetësh në basketbollin e Kosovës, Mikaile Tmushiq ka vendosur që të rikthehet në Mal të Zi.
Tmushiq (189 cm), të mërkurën ka firmosur kontratë me Podgoricën, ekip që edicionin e ri do të garojë në Superligën e Malit të Zi dhe ABA Ligën 2.
Tmushiq në edicionin e fundit në Kosovë, i cili u anulua për shkak të koronavirusit, ishte pjesë e Sigal Prishtinës.
Ai te Prishtina ka luajtur për dy vjet dhe krahas titullit të kampionit, e ka fituar kupën edhe Superkupën e Kosovës.
Para se t’i bashkohet Prishtinës, Tmushiq ka luajtur edhe dy edicione për Bashkimin, ekip të cilin e ndihmoi të fitojë për herë të parë në histori titullin e kampionit të Kosovës. Tmushiq gjithashtu është edhe pjesë e ekipit të Kosovës.