Sigal Prishtina ka shënuar fitore të thellë të shtunën ndaj Dritës me shifrat 145:45.
Kryeqytetasit e fituan takimin me 100 pikë dallim.
“Bardhekaltrit” e dominuan takimin nga fillim e deri në fund. Ndeshja i ka takuar xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Te Prishtina gjashtë basketbollistë e mbyllen ndeshjen me pikë dyshifrore.
Meriton Ismajli e mbylli ndeshjen me 36 pikë pesë kërcime dhe pesë asistime. U ndihmua edhe nga Muhamedali Janjeva me 29 pikë dhe 12 kërcime.
Te Drita u veçua Enis Morina me tetë pikë e shtatë kërcime.