Sot janë zhvilluar dy ndeshje në javën e tretë të Superligës së Kosovës, Prishtina – Lira, e Drita – Flamurtari.
Prishtina fitoi derbin e kësaj jave ndaj Lirisë me rezultat 1 me 0, përkundër që ishte me një lojtar më pak në fushë, raporton Koha.net.
Debatik Curri ishte ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 71, por një gjë e tillë nuk e ndali Prishtinën që të arkëtojë pikët e plota.
Ishte goli i Armend Dallkut që i siguroi fitoren Prishtinës. Ai shënoi në minutën e 86 pas një asistimi nga Mentor Mezrekaj.
Kurse ndeshja tjetër ndërmjet Dritës dhe Flamurtarit përfundoi me rezultat 0-0.